Pas reshjeve të dendura të shiut, Shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.
Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, ku më pas, këto materiale përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme në këtë periudhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve është gjithnjë në rritje.
Shkaktari i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohë reshjesh, merren nga rrjedha e ujit.
Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.
Krijimi i nje taske force kombetare vetem per pastrimin,mirembajtjen e te gjitha zonave qe preken nga ujerat,si lumenjte,liqenet,rezervuaret,deltat,brigjet detare,plazhet,lagunat, qe kujdesi e pastrimi te mos behet vetem me sezone e aksione,por te jete i perhershem dhe ashpersimi i denimeve e gjobave per ndotesit,mund te ndihmonte ne permiresimin e gjendjes.
Përgjigju