Shtohen dy ZAZ për 25 prill, Cakaj skeptik për shifrat: Gjendja Civile të tregojë si i llogariti, po ndodh lëvizja e qytetarëve para zgjedhjeve

30 Nëntor 2020, 13:36| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 17:09

  • Share

TIRANË- Nga 90 zona zgjedhore që kanë qenë në zgjedhjet e mëparshme, tashmë do të jenë  92 ZAZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ndryshimin e zonave të administrimit zgjedhor, pasi nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Gjendjes civile rezulton se numri i shtetasve me të drejtë vote në Bashkinë Fier dhe Berat e kalon kufirin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

 “Janë 50 bashki që kanë më pak se 80 mijë shtetas me të drejtë vote, janë 9 bashki që kanë më shumë se 80 mijë zgjedhës por në këto bashki ekziston ndarja e zonave të administrimit zgjedhor, për bashkinë Berat dhe Fier rezulton më shumë se 80 mijë dhe propozojmë që për këto dy bashki të bëhet ndarja në dy zona të administrimit të zgjedhjeve sipas kritereve që ligji i ka përcaktuar” , tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Por anëtari i Komisiont Rregullator Muharrem Cakaj u tregua skeptik ndaj shifrave të paraqitura nga  Gjendja Civile duke kërkuar në mbledhjen e radhës një përfaqësues nga Drejtoria e tyre për t'u dhënë përgjigje disa pyetjeve.

“Kam bërë një kërkesë që të ishin prezentë përfaqësues të drejtorisë së gjendjes civile. Cila është metodologjia që ka përdorur drejtoria e gjendjes civile lidhur me identifikimin e të dhënave për të përcaktuar zonat zgjedhore, mbi 80 mijë zgjedhës në zona zgjedhore?Ka ndodhur dhe po ndodh një fenomen i tillë, njësia administrative ku familje të ndryshme janë regjistruar figuron Tiranë, ndërsa anëtarë të tjerë rezultojnë në qarqe apo bashki të ndryshme.”, shprehet Cakaj.

Kërkesa për të pasur përfaqësues të Drejtorisë së Gjendjes Civile në mbledhjen e radhës në KQZ u pranua, ndërkohë ndarja e zonave për administrimin zgjedhor u miratua me 5 vota pro nga Komisioni Rregullator.

(Kliko këtu për të lexuar administrimin zgjedhor nga KQZ)

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?