Shtohen aksidentet në ndërtim, avokat Duraj: Përgjegjësia i takon administratorëve! Pedagogu Muçi: S'marrin masa shtesë sigurie se kanë hall se shpenzojnë

28 Maj, 19:59| Përditesimi: 28 Maj, 20:14

  • Share

Aksidentet në punë në sektorin e ndërtimit kanë shkaktuar shumë viktima në shumicën e rasteve për shkak të mungesës së sigurisë në punë dhe mosmarrjes së masave që sigurojnë jetën e punëtorëve.

Avokati Alban Duraj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se përgjegjësia më tepër i takon administratorëve të kompanive.

“Për fat të keq jemi ende në maj të 2025 dhe kemi pothuajse çdo javë raste të aksidenteve në punë. Jemi në një situatë alarmante. Në miniera kemi pafund viktima, kemi edhe në sektorin e ndërtimit i cili është një sektor që është zhvilluar shumë kohët e fundit. Statistikat janë se ky është një nga sektorët më fitimprurës por sa i përket investimit të kushteve të sigurimit në punë ky sektor lë për të dëshiruar. Fakti që kemi kaq shumë vdekje tregon se ky sektor është i pavëmendshëm apo nuk e shikon me prioritet krijimin e kushteve për punëmarrësin. Unë do ta shikoj më shumë problematikën te punëdhënësi. Nëse në një kantier ndërtimi kemi aksidente në punë, nëse nuk janë respektuar kushtet e sigurimit teknik, atëherë përgjegjësi kanë administratorët e këtyre shoqërive. Edhe shteti ka atë përgjegjësinë e vetë. Duhet të këshillojë dhe trajnojë ata punëdhënës që kanë për detyrë të respektojnë ligjin”, tha Duraj.

Pedagogu i Fakultetit të Gjeologjisë Inxhinierike Redi Muçi, tha se punëdhënësit nuk marrin masa shtesë sigurie sepse nuk duan të shpenzojnë.

“Në vendin e punës nuk respektohet asnjë prej të drejtave bazike të punëtorëve dhe rrjedhimisht herë pas here kemi dhe fatalitete të tilla. Kjo ndodh sepse çdo masë sigurie shtesë është kosto për pronarin që ka punësuar punëtorët. Dhe shteti është palë me pronarin që ka punësuar punëtorët. Dhe shteti është palë me pronarët. Shteti mbyll totalisht sytë dhe asnjë prej masave të sigurisë që duhet të imponoheshin në vendin e punës nuk imponohen dhe respektohen. Vetëm në maj kemi 3 punëtorë të vdekur në sektorin e ndërtimit, 20 aksidente të rënda. Nëse për këto aksidente do kishte njerëz që mbanin përgjegjësi për çdo vdekje në punë thuhet bëhen hetime.”

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?