Foto ilustruese

Bota

Shtohen ‘armët’ në ‘luftën’ me pandeminë, CDC propozon dozën e katër të vaksinës anti-COVID

27 Tetor 2021, 12:36| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 12:37

  • Share

SHBA- Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka lajmëruar se personat të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe kronike do të duhet të marrin një dozë të katërt përforcuese të vaksinës anti-COVID.

Disa ditë më përpara CDC miratoi dozën tretë për vaksinën Moderna dhe “J&J”, ndërsa një muaj më parë të njëjtin aprovim kanë dhënë për Pfizer.

Ky sugjerim vjen pas një serë kërkimesh dhe studimesh, se një dozë e katërt do të rriste përgjigjen e antitrupave tek njerëzit me imunitet të kompromentuar.

Si ka theksuar CDC, kjo dozë do merret vetëm gjashtë muaj pas asaj të tretës, ndër5sa sigurisht më përpara çdo person duhet të jetë konsultuar me mjekun e tij.

Megjithatë edhe nëse një qytetari i duhet të marri dozën e përforcuese, kjo nuk nënkupton se është i “lirë” për të mos zbatuar masat anti-COVID, pra siç tha edhe CDA, sërish duhen të shmangen turmat, të respektohet distancimi social dhe të mbahet maska në ambientet e mbyllura.

Në një kohë kur jemi duke përjetuar një tjetër valë të COVID-19, personat më të ekspozuar ndaj virusit dhe ata që vuajnë nga një sëmundje kronike, janë përballë nevojës për mbrojtje maksimale ndaj virusit. Ekspertët mendojnë, se mënyra më e mirë është përmes dozave përforcuese të vaksinës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?