Foto ilustruese

Kronikë

Shtohen arrestimet për alkoolin/ 'Ishim te festa e punës', në 29 ditë të dhjetorit janë prangosur 161 shtetas

29 Dhjetor 2024, 23:00| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 23:04

  • Share

161 shtetas u arrestuan pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Kjo e dhënë raportohet vetëm gjatë këtyre 29 ditëve të dhjetorit.

Siç raporton policia, dyfishimi i arrestimeve të të dehurve në timon sipas deklaratave të tyre para oficerëve gjyqësore lidhet me festat e fundvitit.

Nertil Laho është njëri prej të arrestuarve që doli në gjykatën e Tiranës mbasi u konstatua nga drageri si një shofer i dehur. Avokati i tij tregon justifikimin e të riut në gjykatë.

Enea Cenko: Tha që po festoja me kolegët e punës.

Këto arsyetime gjatë dhjetorit janë kthyer në një refren para gjyqtarëve që dëgjojnë se me kë kanë festuar të arrestuarit, të cilët mbasi konstatohen se nuk kanë shkaktuar dëme apo të plagosur lihen të lirë nën masën detyrim paraqitje

“Edhe klienti im tha që kam festuar me kolektivin e punës”, tha avokati Shpëtim Kodheli.

Numrin më të lartë të shoferëve të dehur e mban Tirana ku  vetëm për Krishtlindjen përfunduan në komisariate 16 persona.

Veç të arrestuarve të zbuluar nga testi I matjes së alkoolit në frymë,  369 të tjerë  gjatë dhjetorit u gjobitën  për shkeljen rrugore të drejtimit të makinës mbasi ishin nën efekt të pijes por që kjo sasi ishte nën 0.5 gramë për litër./ Top Channel

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/12/2024 02:04

    Festa ne pune behen dhe tek ne,por nuk serviret alkool,apo aty ne Shqiperi festimet /e punes/quhen kur vendosen e mblidhen ne lokale?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?