Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rrjedhimisht të Ilir Metës, kanë propozuar që të ndalohej me ligj verifikimin nga Autoriteti i Dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët e kanë marrë një herë certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’ në vitet 1995 dhe 1997. Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës sidomos pas janarit të vitit 2011, ka propozuar që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranojë kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.
Braho ishte kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke qenë në një koalicion qeverisës, PS-ja e pranoi pa asnjë diskutim propozimin e Brahos, duke krijuar një lloji imuniteti ndaj politikanëve që kanë kontrolluar dosjet dhe që mund të kenë pasur ndikim mbi komisionet për pastërtinë e figurës. Siç dihet, spiunët më të thekur të ish Sigurimit Shtetit arritën e të merrnin certifikata pastërtie nga dy komisionet ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, duke i tundur nëpër media.
Po pse Spartak Braho e bëri një propozim të tillë? Nëse politikanët kishin dalë një herë të pastër dhe e kishin marrë certifikatën e pastërtisë së figurës, pse duhet të kishin frikë të verifikoheshin edhe një herë nga Autoriteti i Dosjeve? A mos vallë kishin marrë certifikata pastërtie të rreme dhe druheshin se një ditë mund të zbuloheshin? Certifikatën e pastërtisë së figurës në raport me ish Sigurimin e Shtetit e ka marrë edhe Ilir Meta, i cili ka dominuar politikën shqiptare që prej tre dekadash, duke qenë deputet, ministër, kryeministër dhe president. Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.
Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo.
Pas këtij informacioni, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli doli në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera tha se “Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I. M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”.
Ndërkaq, Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. “Në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij”, tha Meta.
Nëse Ilir Meta është vërtetë i pastër, pse LSI-ja propozoi në 2015 që ata që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani të mos verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve?
Dhe së dyti, pas Ilir Meta ka operuar me dy mbiemra, në versionet Meta dhe Metaj?
Autoriteti i Dosjeve i ka kërkuar Kuvendit që të heqë pengesën që e ndalon që të verifikojë figurat politike që janë kanë marrë më parë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani. Pas kësaj kërkese, Partia Socialiste propozoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që duket se synojnë të rivlerësojnë certifikatën e pastërtisë të lëshuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani në rast se gjende informacion të ri.
Titulli i postit qe ka mbajtur e jep gjithe shpjegimin,S.Braho-Kryetar i komisionit per sigurine kombetare.Ai ka patur info.jo vetem per kete dosje,por besoj dhe per dosje te tjera.Shume ndere jane bere me kete propozim te LSI-se! Pese pyetje ngrihen:1-Sa emra te tjere V.I.P.jane ne keto dosje? 2-A jane informuar keta persona <<miqesisht>>per pranine e emrave te tyre ne keto dosje?3-A mund te jene perdorur keto info.si shantazhe kunder rivaleve e kundershtareve? 4- A jane zhdukur dosje,apo pjese dosjesh per te mbrojtur keta persona? 5-Sa ka kushtuar,ose me cfare eshte shperblyer heshtja dhe besnikeria e Brahos me shoke per heshtjen qe mbajten?
PërgjigjuU tha nje politikan I rangut te lart me inicialet IM Ka qen spiun..Tani mind te kete mbi 50 IM por politikan I rangut te late esht vetem 1 .
PërgjigjuEdhe ky z. Braho spiun?
Iliri nje dite pas lajmit tha se jane nja 40 apo 50 persona me emrin IM,ok,por rrethi eshte ngushtuar ne tre persona dhe njeri mund edhe te jete i perjashtuar pasi ka qene djal sigurimsi. Me pas Berisha tha se ka qene I.M,tjeter,jo keto dy meta, dhe nuk eshte çudi qe te jete edhe ky. Por me tej Meta ndonese i pasigurt tha se eshte 10 hapa para te tjereve qe i bie se mund ta kene garantuar se dosja,nese ka qene, eshte zhdukur,pasi here here ka patur afrimetet (shume me Kryetaret e shish) si me Klosin ashtu edhe me B.Shaqirin,pa permendur te madherishmin Sale.Me Klosin nuk u mor vesht pse u prishen. Por sa i sigurt eshte Iliri qe ato nuk e kane genjyer,duke njohur karakterin e tij interesant. Per te qene dashamires i Ilirit duhej me patjeter te kishe dijeni se ai ka dosje sigurimi.
Përgjigjuspiun,,hajdut,spiun....
Përgjigju