Leonardo Di Capriopo, 47 vjeç dhe Gigi Hadid, 27 vjeçe, po përfliten për një lidhje romantike mes tyre. Aktori u fotografua me modelen në një festë në New York City, ku shiheshin mjaft të afërt mes tyre.
Fotot e shkrepura në festën private, e cila u organizua në Casa Cipriani nga miqtë e Leos, në lagjen Soho të Manhattanit, tregojnë aktorin të veshur me një këmishë të zezë me mëngë të shkurtra dhe një kapele të zezë. Ai shihet bashkë me modelen, ndërsa përpiqen q ë t’i flasin më nga pranë njëri-tjetrit.
Pas publikimit të fotove të reja, një burim i afërt me çiftin tha se ato po takohen, por po e marrin ‘lidhjen me ngadalë’.
“Gigi dhe Leo janë shoqëruar disa herë dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin. Gigi mendon se Leo është një djalë vërtet i lezetshëm”, thanë ata.
Aktori 47-vjeçar u nda me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Camila Morrone, pasi modelja mbushi 25 vjeçe. Ndërsa Hadid ka mbajtur një profil të ulët sa i përket jetës private që nga ndarja e saj nga Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë gati 2-vjeçare, Khai.