Kronikë

Shtohen kullat e vrojtimit në plazhin e Tales në Lezhë, problem vrojtuesit e paçertifikuar

23 Korrik 2018, 20:02| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 20:26

  • Share

Sezoni turistik në plazhin e Tales në Lezhë, këtë vit garanton më shumë siguri për pushuesit, pasi në vijën bregdetare janë vendosur kulla vrojtimi dhe vrojtues. Por ata janë të paçertifikuar. Problematikën e ka pranuar edhe administratori i kësaj zone, Albert Rusti, i cili është shprehur se do të merren masa ndaj bizneseve të cilët kanë marrë personel të till.

Nw bregdetin e Tales janw vendosur rreth 7 kulla vrojtimi me nje distancw prej 2 km, qw wshtw e shfrytwzuar nga operatorwt e biznesit. Do ndwshkohen tw gjithw ato biznese qw nuk marrin masa pwr vendosjen e rojeve tw certifikuar.

Albert Rrusti, Administrator i Shënkollit

Problemi i çertifikimit të vrojtuesve të plazhit është hasur në disa plazhe, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. E për personat e mbytur deri tani asnjë prej bashkiakëve ku kanë ndodhur problematikat nuk është marrë i pandehur nga ana e prokurorisë për mosplotësim kushtesh, sicc e parashikon ligji.
 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?