Shtohen problemet në Kombëtare, tre futbollistë duke përfshirë Uzunin largohen për shkak dëmtimesh

8 Tetor 2020, 17:39| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 19:03

  • Share

Tre ditë para ndeshjes me Kazakistanin në Ligën e Kombëve Kombëtarja shqiptare ka pësuar sërish ndryshime në organikë. Për shkak dëmtimi Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj janë larguar nga kombëtarja, ndërsa për fatin e mirë janë lejuar nga klubet të bashkohen Etrit Berisha dhe Giacomo Vrioni.

Tre të larguarit i shton listës së gjatë të mungesave, duke përfshirë 5 futbollistët thelbësorë të lënë jashtë nga Reja. Kapiteni Hysaj, Odise Roshi, Bekim Balaj, Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares U-21, Emiljano Bullari, do të kthehet sërish tek skuadra e Shpresave.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?