Kronikë

Shtohen rastet me COVID, 28 urgjenca në ditë te Infektivi! Mjekja Meta: Pacientët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë në gjendje të moderuar

8 Shtator 2021, 15:44| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 16:51

  • Share

Gjatë ditëve të fundit numri i ambulancave që sjellin pacintë te spitali Infektiv është rritur ndjeshëm, njëlloj si muaj më parë kur situata e COVID ishte e rëndë.

Mesatarisht në ditë shkon në 28 numri i urgjencave që shtrohen pranë këtij spitali.

“Është vënë re që në dy javëshin e fundit ka pasur një trend pothuajse në rritje, konstant por në rritje të numrit të të shtruarve. Numri mesatar ditor mund të jetë 25-28 në ditë që janë prezantime dhe shtrime njëkohësisht”.

Mjekja infeksioniste Esmeralda Meta thotë se çdo ditë 8 pacientë zhvendosen drejt spitalit COVID 3. Aty ku hospitalizohen pacientët në gjendje më të lehtë.

“Mund të luhatet nga 6-8 pacientë në ditë që kalojnë nga njëri spital për tek spitali tjetër. Pacientët që shtrohen në spitalin COVID 1 bëhet fjalë për pacientë me simptoma klinike të moderuara në të rënda. Natyrisht mes këtyre pacientëve pastaj vlerësohet, bëhet triazhimi në spitalin COVID 1 dhe pacientët që nuk kanë nevojë për high fluks të oksigjeno-terapisë apo respiratore bëhet e mundur transporti drejt spitalit COVID 3”.

Mjekja na tregoi dhe për gjendjen e pacientëve që kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID.

“Me të dyja dozat e vaksinës janë në gjendje të moderuar do thoja. Në përqindjen më të lartë janë persona jo të vaksinuar do thoja”.

Në të dyja spitalet COVID ka 152 pacientë, 15 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

Komento

Komente

  • Bledi: 08/09/2021 14:56

    Me kete qe thua I bie qe edhe ata qe kan bere vaksinen Jane ne terapi intensive(moderuar), pra edhe vaksina nuk te mbron nga COVID-19.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?