Shtohen rastet me covid-19/ Koreja e Jugut mbyll 250 shkolla vetëm pak ditë pas rihapjes

29 Maj 2020, 11:46| Përditesimi: 29 Maj 2020, 11:48

  • Share

Në Korenë e Jugut, më shumë se 250 shkolla që u rihapën duhet të mbyllen këtë javë për shkak të një numri të lartë të infeksioneve.

Dhe në shkollat që janë të hapura, gjërat nuk janë kthyer në normalitet.

Koreja e Jugut duroi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati një kontroll të mirë nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”.

Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen sërish masa kufizuese.

Dje zyrtarët në Korenë Jugore kanë rikthyer masat e izolimit në Seul, shtëpia e 52 milionë banorëve të këtij shteti, pas rritjes më të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në pothuajse dy muaj, 79 raste në 24 orë.

“Muzetë, parqet dhe galeritë e artit do të mbyllen sërish për dy javë, duke filluar nga dita e sotme”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, teksa kompanive u është kërkuar të rikthejnë kushtet fleksibile të punës për punonjësit.

“Kemi vendosur që të ashpërsojmë të gjitha masat e karantinës në zonën e qytetit për dy javë, duke nisur nga nesër deri më 14 qershor" – tha Neung-hoo

Banorët në Seul janë këshlluar që të shmangin grumbullimet apo turmat e mëdha të njerëzve nëpër restorante dhe bare, teksa institucioneve fetare u është kërkuar vëmendje shtesë.

“Dy javët e ardhshme janë vendimtare për të parandaluar përhapjen e virusit në zonën e kryeqytetit”, ka thënë Park, teksa ka shtuar se “do të na duhet të kthejmë masën e distancimit fizik”.

Kufizimet në lëvizje janë hequr më 6 maj në këtë shtet, pasi pandemia me koronavirus ishte vënë nën kontrollë.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 87 viktima dhe 2240 të shëruar...Rastet pozitive në botë në pragun e 6 milionë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?