Juventus ka marrë këtë të shtunë një tjetër sinjal pozitiv për rikthimin e 15 pikëve. Kjo pasi Këshilli i Shtetit rrëzoi kërkesën e Federatës Italiane të Futbollit për të mos i dorëzuar klubit italian ‘kartën sekrete’, mbi bazën e së cilës është dënuar Juventusi në gjykatën sportive.
Një ditë më parë Gjykata Adminitrative e Lazios urdhëroi në formë të prerë që kjo kartë ti vihet në dispozicion Juventusit nga federata italiane. Mirëpo këta të fundit refuzuan dhe çështja kaloi në Këshillin e Shtetit. Në këtë pikë, për çështje proçeduariale, i është dhënë të drejtë klubit bardhezi, që të hënën do ketë në dorë kartën sekrete. Kjo do ta ndihmojë Juventusin të mbrohet më mirë më 23 mars kur CAS-i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë të vendosë nëse do i rikthehen apo jo 15 pikët bardhezinjve.
Juventus, siç e ka shprehur edhe nëpërmjet trajnerit Allegri, është shumë besimplotë për rikthimin e pikëve, ndërsa çështja e plusvalencave mund të mbyllet vetëm një dënim administrativ për drejtuesit. Gjithmonë sipas Juventusit klubi mund t’ia hedhë me një gjobë në gjykatën penale.
Për shkak të skandalit të plusvalencave në janar drejtuesit e Juventusit dhanë dorëheqjen, ndërsa tani klubi drejtohet nga ekonomisti Gianluca Ferrero. Nëse Juventusit i rikthehen 15 pikët atëherë do riktheheshin në vendin e dytë në Seria A.