Shtohen të prekurit me kancer mushkërie, 800 raste të reja! Onkologia: Duhani shkaku kryesor

15 Nëntor 2023, 19:59| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 21:23

  • Share

Rastet e reja të diagnostikuara me kancerin e mushkërive kanë alarmuar mjekët pneumologë dhe onkologë në kryeqytet. Vetëm gjatë këtij viti janë zbuluar 800 raste të reja, duke u barazuar me numrin e rasteve me kancer gjiri, por duke mbetur lloji i parë i kancerit për nga vdekshmëria.

“Numri i rasteve është i barabartë me kancerin e gjirit, është një problem madhor për popullatën, zë vendin e parë sa i përket humbjes së jetëve. Nuk është një kancer ekskluziv i meshkujve, pasi edhe shumë gra po preken nga kanceri i mushkërisë”.- shprehet Arben Tanka, pneumolog në sptalin “Shefqet Ndroqi”.

Ajo që shqetëson më shumë mjekët është ulja e moshës së të prekurve, ndërsa kanceri diagnostikohet në faza të avancuara.

“Fatkeqësisht është ulur mosha e diagnostikimit me sëmundje tumorale të mushkërisë, me herët ka qenë rreth 45-50 vjeç, aktualisht kemi pacientë nën 40 vjeç në stadet e avancuara 3 dhe 4”.- tha Jonida Tula, onkologë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Duhanpirja vijon të mbetet shkaktari kryesor, ndjekur edhe nga ndotja dhe gjenetika.

“Duhanpirja është shkaktari kryesor që bën dhe 80% të shkaqeve që shfaqin kancer mushkërie. Ka dhe faktor të tjerë siç është prezenca e gazit radon në shtëpi dhe ndotësit atmosferik me përbërje të asbestit dhe hidrokarburet si dhe gjenetika. Ka statistika që thonë se një mungesë duhanpirjeje e redukton kancerin me 90% të rasteve”.- shprehet mjeku Tanka.

Mjekët bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm përmes kontrolleve periodike dhe lënies së duhanit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?