Shtohen të sëmurët me veshka, 1 në 10 persona me probleme! Mjekët: Po kthehet në 'pandemi'

9 Mars 2023, 16:14| Përditesimi: 9 Mars 2023, 16:21

  • Share

Në ditën botërore të veshkave mjekët nefrologë ngrenë alarmin se sëmundjet që prekin këto organe rrezikojnë të kthehen në pandemi. Specialistët thonë se 1 në 10 persona kanë probleme me veshkat, shqetësime që shkojnë deri në humbje të funksionit të tyre.

“Jemi përballë një pandemie të sëmudjeve të veshkave. Sa vjen dhe rritet numri I pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e veshkave dhe pikërisht nga sëmundjet kronike të veshkave. Janë sëmundje të heshtura të cilët klinikën, simptomatikën e tyre I shfaqin në stade terminale. Të thuash në stade terminale do të thuash që pacientëve e vetmja armë që I ngelet në dorën e mjekëve nefrologë është terapia zëvëndësuese renale.”- tha Marsida Duli, mjeke nefrologe.

Mjekja nefrologe Marsida Duli thotë se pacientët pjesën më të madhe të problematikave në veshka e kanë nga konsumimi I pakët I ujit dhe nga përdorimi me tepricë I kripës.

“Dieta mesdhetare e cila aplikohet në vendin tone nuk është factor përmirësues I këtyre shifrave alarmante, përkundrazi ndikon negativisht sasia e tepërt e kriprave, yndyrnave , mbipesha ndikon në sëmundjet e veshkave. Edukimi I pacientëve është kryesori”, vijoi ajo. 

Nefrologët lisitojnë si shkak për avancimin e komplikacioneve të sëmundjeve të veshkave dy patologji, diabetin dhe hipertensionin.

“Veshka nuk paraqet vetëm patologjitë e saj siç janë gurët e infeksionet, por veshka atakohet njëkohësisht edhe nga shumë sëmundje të tjera sistemike siç është diabeti, insufiçenda kardiake, hipertensioni. Veshka është pasojë e dëmtimit të këtyre sëmundjeve. Ajo që ka ndikim në këtë rast është depistimi I të gjithë pacientëve të cilët vuajnë nga diabeti , sëmundje kardiovaskulare e hipertensioni mjafton një analizë urine , një gjak komplet , qoftë dhe një eko renale për tè kuptuar më shumë", u shpreh ajo. 

Në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare gjatë 2022 rezultuan mbi 1,300 pacientë që trajtohen me hemodializë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?