Vllaznia

Shtohen telashet për Mirel Josën, titullari i Vllaznisë pëson tërheqje muskulare

11 Tetor 2022, 12:24| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 12:26

  • Share

Fjoart Jonuzi pritet të mungojë në dy sfidat e radhës me Vllazninë. Mesfushori shkodran ka pësuar një tërheqje muskulare dhe në Shkodër bëjnë me dije se nuk do ia dalë të jetë gati për dy duelet e radhës, atë në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit dhe sfidën me Laçin në transfertë, që vlen për javën e tetë të Superligës.

Kështu, për trajnerin Mirel Josa shtohen telashet për përzgjedhjen e lojtarëve më në formë. Pas mungesës së Latifit dhe Hakaj, edhe Jonuzi i shtohet infermierisë. Kujtojmë se për disa javë, jashtë ka qenë edhe mesfushori Boshnjaku, që ende nuk është gati për një vend nga minuta e parë. Veç rezultateve "jo", te Vllaznia shqetëson edhe gjendja e titullarëve. Edhe Heric vuan një lëndim, duke e çuar në pesë numrin e titullarëve që mungojnë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?