Mikel Arteta dhe Saka

Sport

Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë

24 Dhjetor, 13:08| Përditesimi: 24 Dhjetor, 13:15

  • Share

Bukayo Saka do mungojë gjatë për Arsenalin. Ylli i skuadrës u dëmtua dhe doli jashtë fushe në fitoren e fundit kundër Crystal Palace. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit.

“Do të mungojë për disa javë. Nuk duket mirë. Është një goditje e madhe, pasi është lojtar shumë i rëndësishëm. Nuk e di sa do i duhet ekzaktësisht për t'u rikthyer, por do jetë jashtë për disa javë. Mungesa e Saka do të jetë një sfidë tjetër për ne. Ka nevojë për testime të tjera për të kuptuar se kur do të rikthehet. Ka shfaqur probleme te gjuri, për fat të keq, e kemi humbur për një kohë të gjatë”, deklaroi Arteta.

Pritet që Saka të jetë mungesë në ndeshjet kundër Man. United dhe Aston Villas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?