Vlahovvic dhe Allegri

Sport

Shtohen tensionet te Juventusi, Allegri përplaset me yllin e ekipit

28 Prill 2023, 17:00
  • Share

Eliminimi nga Kupa e Italisë dhe tre humbjet radhazi në Serie A kanë bërë që situata te Juventusi mos jetë e qetë. Tanimë mes trajnerit Allegri dhe sulmuesit serb Vlahovic ka pasur një përplasje.

Siç raporton Tuttosport, Massimiliano Allegri duhet të përballet me probleme të ndryshme përveç dyshimeve që lidhen me proceset gjyqësore që mund të rishkruajnë sezonin bardhezi nga jashtë fushës.

Gazeta raporton se ditët e fundit ka pasur disa keqkuptime mes trajnerit të Juventusit dhe disa lojtarëve, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Dusan Vlahovic, me të cilin dyshohet se ka pasur një diskutim të ashpër në ditët e fundit, përpara se ta linte në tribunë kundër Interit për shkak të një lëndim tjetër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?