Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri fenomeni i aksidenteve vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferëve. Në një interviste me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, eksperti thekson se drejtuesit e mjeteve janë tërësisht të papërgjegjshëm dhe nuk u tremben ligjeve.
Sipas tij, një zgjidhje efikase do të ishte rritja e gjobave, madje duhen riparë me kujdes pasi vetëm kështu mund të jenë të kujdesshëm.
“E kemi defektin në kokë. Në shqiptarët e kemi defektin në tru. 270 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur. Kjo është skandaloze. Ti në mënyrë të ndërgjegjshme del dhe pi alkool dhe i hip makinës. Po ti nëse bën këtë je vrasës mo, e di apo jo?
Nuk vazhdohet më me këshilla. Duhen riparë gjobat se këta s’kanë frikë nga ligji. Në Amerikë psh po e le makinën në degëzim janë 150 euro. Këtu të thonë po pse sa e kam rrogën unë po ja vure aq. Po aq t’ua bëjnë të zënë mend. Ne pengojmë njëri-tjetrin.”- tha Hoxha në Report Tv.
Vetëm ditën e sotme ka pasur një shifër të frikshme aksidentesh në vendin tonë me një bilanc prej 5 aksidentesh dhe 22 të plagosur.
Eksperti nuk duhet të mendojë për "gjobë". ai duhet të mendojë për zgjidhje për aksidentet. cfare do ti thote ketij: ne qender te Tiranes une nuk mundem me vozitje.. me bllokojne kembesorët. në rrugë, nuk mund ta gjej rrugën time sepse tabelat nuk shihen sepse 1 shenjë rrugore=1 milion shenjë tregtare. Natën është e pamundur të vozitësh sepse sipërfaqet e rrugëve janë si rripi i Gazzës.Ministri nuk ka vullnet për të riparuar, janë punë të vogla! A mund të vozitësh në korsinë e djathtë dhe në autostradën Tiranë-Durrës? jo sepse kamionet u shkaterruan.. keshtu qe z.Ekspert mendo fillimisht se cfare duhet te beje autoriteti si "furnizues i sherbimeve" mbasi mendoni per "gjobat". të jetë ekspert dhe objektiv.
PërgjigjuPer ça gjobash e ke fjalen shoku? Çdo njeri qe sygjeron keshtu duhet te ballafaqohet me realitetin,drejtoret e policis shiptare duhet te ikin jasht shtetin per te qen pak te afte per punen dhe te pergjeqshem
PërgjigjuTesti i Idiotit që propozoi Sandër Lleshaj ishte më i godituri. Duhet të jesh idiot nëse gjobitesh tre herë rresht për të njëjtën shkelje! Nëpër rrugë vozisin kundërvajtjës me nga 30 gjoba, të papaguara bile!
PërgjigjuGezim Hoxha eshte inxhinjer ekspert teper i afte dhe i ndershem.
PërgjigjuNje dopjo te lutem