Shtohet fluksi në dalje të Kapshticës, emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas Pashkëve

8 Maj, 09:00| Përditesimi: 8 Maj, 09:44

  • Share

KORÇË- Fluksi i automjeteve është shtuar gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar Kapshticë.

Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 qytetarë.

Të gjithë ata që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkën duke shfrytëzuar ditët e pushimeve në vendlindje tashmë po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.

Report Tv mëson se vetëm në 48 orët e fundit nga kjo pikë kufitare ka dalë 14 mijë qytetarë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?