Duket se pagesa stimuluese prej 40 mijë lekësh në muaj dhe heqja nga tarifa shkollore, ka bërë që interesi për Universitetin Bujqësor të Tiranës të rritet ndjeshëm. Zëvendës rektori, Ilir Kapaj shprehet optimist për këtë vit të ri akademik, duke theksuar se kanë aplikuar 2 mijë maturantë më shumë se një vit më parë.
Ndryshe nga Universiteti i Mjeksisë, ku aplikuan për të ndjekur studimet 1440 maturantë më pak se një vit më parë, për Universitetin Bujqësor situata është ndryshe. Interesi është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm akademik për 34 programet e këtij universiteti, sipas Zëvendës Rektorit Ilir Kapaj.
“Ka përfunduar procesi i aplikimeve të[ maturantëve, proces i cili ka vijuar që me datë 29 deri më datën 3 gusht. Ne presim që të kemi një numër më të madh aplikantësh në të gjitha programet e UB, por në veçanti presim që të kemi më tepër numër aplikantësh të listuar në programet prioritare nga VKM e këshillit të Ministrave. Një vit më parë kanë qenë rreth 10 mijë maturantë që kanë zgejdhur një degë të Universitetit Bujqësor. Këtë vit mendohet mbi 12 mijë”, tha Kapaj.
Për Kapaj, interesi i lartë lidhet edhe me mbështetjen financiare prej 40 mijë lekësh në muaj nëse zgjedhin një nga 1 programet prioritare, si dhe përjashtimin nga tarifa e shkollimit.
“Në total janë 30 programe prioritare, 15 prej të cilave janë programe që ofrohen nga Universiteti i Tiranës. U bëj thirrje maturantëve që kanë aplikuar këtë vit, por dhe prindërve që ti orientojnë fëmijët e tyre të regjistrohen në programet prioritare për disa arsye. Arsyeja kryesore është që të gjithë studentët që orientohen në këto programe do marrin mbështetje financiare 40 mijë lekë në muaj dhe do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit”, tha Kapaj.
Sipas zevendësrektorit Ilir Kapaj me përzgjedhjen e një programi prioritar në Universitetin Bujqësor, edhe vendi i punës është i garantuar pasi ka mungesë specialistësh.
“Është fjala për mbrojtje bimësh, ortikulturë, agronomi, agromekanizim, zooteknik, akuakulturë, biologjizoveterinare, agrobiologji, agrobiznes, agroushqim, vreshtarianologji, inxhinieri pyjore, inxhinieri përpunim mdruri, mjeksi veterinare dhe menaxhim i turizmit rural. Një ndër arsyet shumë të rëndësishme që këto programe janë listuar si prioritare është se kërkohen edhe shumë nga tregu i punës. Ne kemi kërkesa nga sektorë të ndryshëm që kërkojnë specialistë për ti punësuar. Tregu i punës është gati për të pritur këto specialist", u shpreh Kapaj.
Me stimulin financiar, zv.rektori Kapaj thotë se këtë vit nuk do të ketë rrezik për 34 programet. Në Universitetin Bujqësor janë ende 1400 kuota të lira për maturantët.