7 ndryshime ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar. 4 prej tyre janë emra të rinj. Në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete. Mete ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Një emër i ri në qeverinë Rama do të jetë edhe Albana Koçiu. Koçiu do të jetë ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale duke zëvendësuar në këtë post pas 6 vitesh Ogerta Manastirliun.
Olta Xhaçka largohet nga drejtimi i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Igli Hasani. Kryeministri njoftoi edhe një ministri të re, atë të Pushtetit Vendor, që do ta mbulojë Arbjan Mazniku. Një emër i rikthyer në qeveri është Anila Denaj.
Lajmi kryesor:
Asambleja e PS/ Rama ndryshon gati gjysmën e kabinetit qeveritar! Emrat e ministrave të rinj! Largohen Kushi, Xhaçka, Krifca, Bilali dhe Ekonomi
B.K/ReportTv.al