‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova

28 Prill, 18:23| Përditesimi: 28 Prill, 18:29

  • Share

Për herë të parë në Lezhë është mbajtur festivali i Dancit, i cili mblodhi kërcimtarë të vegjël nga Shqipëria e Kosova. Synohet që ky festival të kthehet në traditë.

Mbahet për herë të parë në Lezhë festivali i dancit.

Shtojzovallet Lezhë 2024, ngjiti përgjatë dy ditëve në skenën e pallatit të kulturës “Dede Ndue Lazri” të këtij qyteti trupa nga e gjithë Shqipëria dhe ato të ardhura nga Kosova. Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve "Gjergj Lacaj" në Lezhë, ky ishte vetëm fillimi i një aktiviteti që synohet të kthehet në traditë.

“Jemi shumë të lumtur që qyteti i Lezhës është mikpritës dhe gjithë qëllimi i kësaj është për të bërë bashkë fëmijët por edhe të vendoset si traditë”, tha Mimoza Xhafaj, drejtoreshë e Qendrës Kulturore e Fëmijëve "Gjergj Lacaj" Lezhë.

Koreografia Rudina Demaliaj, tha se performancat koreografike prezantuan pjesë nga përditshmëria, realiteti dhe dëshirat e fëmijëve.

“Ngriti siparin festivali i parë i Dancit në Lezhë, duke përfshirë 15 qytete të Shqipërisë dhe Diasporës. Kënaqësia është e jashtëzakonshme për fëmijët. Patëm performanca të shkëlqyera. Përveç se tregojnë ngjyrat e çdo qyteti, performancat sjellin tematika të ndryshme që sjellin realitetin”, tha Koreografja, Rudina Demaliaj.

Shtojzavallet, Lezhe 2024, u mbajt për dy ditë me radhë në kuadër të ditës botërore të Dancit, duke vendosur ne kalendarin e aktiviteteve të përvitshme kulturore të Lezhës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?