Foto ilustruese

Sociale

Shtrëngata e reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

15 Dhjetor 2024, 07:17| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 07:28

  • Share

Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave (me ndërprerje) në pothuajse të gjithë territorin.

Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).

Era deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?