Një italian është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, pasi ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim. R.B., u ekstradua falë bashkëpunimit të Interpolit shqiptar me atë italian, pasi Gjykata e Savonas e kishte dënuar në vitin 2014 për shtrëngim për dhënie pasurie.
'Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për:
-ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;', njofton policia.
Ndërkohë një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Austria për në Shqipëri. 26 vjeçari N.A., nga Bulqiza ishte dënuar në vitin 2022 me 3 vite e 4 muaj burgim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.
I riu u ekstradua nga Vjena falë bashkëpunimit me homologët austriakë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, që i takon rreth 2 vite burg.
'-ekstradimin nga Vjena, në Shqipëri, të shtetasit N. A., 26 vjeç, i lindur në Bulqizë, i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Elbasanit, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. 26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet.', vijon më tej njoftimi.