Shtrenjtohen mallrat e importit! INSTAT: Rritja më e lartë e çmimeve tek produktet farmaceutike

10 Mars 2021, 17:13| Përditesimi: 11 Mars 2021, 16:03

  • Share

Sipas raportit rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar tek produktet farmaceutike, që janë edhe produktet më të kërkuara aktualisht në treg, si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike” me 4,6 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 3,1 %, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 2,5 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,4 %, etj”, thuhet në raportin e INSTAT.

Ndërkohë kanë pësuar rënie të çmimeve në prodhimin e produkteve të duhanit” me 4,8 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 4,0 %, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,1 %.

Nga ana tjetër në vitin e kaluar është shënuar rekord importi sa i takon ilaçeve. Po sipas INSTAT në fund të dhjetorit 2020 vlera e importeve të produkteve farmaceutike arriti në 24.1 milionë euro, nga 20 milionë që u blenë në të njëjtin muaj të 2019.

Kjo ishte rritje rekord e importit të medikamenteve që nga viti 2005 kur janë edhe të dhënat e para të regjistruara nga INSTAT, kohë kur janë importuar 6.5 milionë euro.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?