Ekonomi

Shtrenjtohen paketat turistike, operatori: Në gusht çmimet në jug mund të rriten me 30%! Rrezikon të krijohet imazhi që Shqipëria është vend i shtrenjtë

12 Korrik 2021, 13:32| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 16:04

  • Share

Pandemia e COVID, fakti se ende shumë vende nuk janë hapur plotësisht për turistët, kë bërë që të rriten çmimet e paketave turistike, si jashtë dhe brenda vendit.

Operatori Turistik, Ferjol Ozuni, në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku, u shpreh se në jug të vendit kemi një rritje me 20% më shumë në krahasim me vitin 2019 apo vitin e kaluar, 10%  më shumë në veri dhe 40% më shumë për paketat turistike në Turqi, një vend që frekuentohet më së shumti nga shqiptarët për pushime.

Sipas Ozunit, muaji gusht, që është edhe piku i sezonit veror, mund të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të çmimeve në jug të vendit, në deri 30%.

"Impaktin më të madh ja ka dhënë pandemia, por vijën edhe si rezultat  i mbylljeve graduale në Rajon. Ne flasim për turizëm në Shqipëri dhe Rajon, ndërkohë që shumë pak vende lejojnë lëvizjen e lirë dhe kjo ka bërë që vendet që janë të hapura të kenë çmime më të larta, për shkak të kërkesës më të lartë. Nëse flasim konkretisht për Turqinë, paketat janë rritur me gati 40% nga viti i kaluar. Rritje ka pësuar edhe oferta në tërësinë e vet në Shqipëri, kryesisht jugu është ai që mban ritmin e rritjes së çmimeve, por këtë vit kemi parë rritje dhe në qendër dhe veri, nga Durrësi në Velipojë. Rritje çmimesh shezlonge e çadra, por edhe në hoteleri, akomodim e restorante. Ne kemi qenë një nga vendet që jemi hapur më shpejt për turistët e huaj dhe  kjo ka sjellë një paketë turistike me çmime më të larta. Pretendohet që çmimet të rriten akoma dhe në muajin gusht çmimet mund të shkojnë edhe 30% në Shqipëri", tha ai.

I pyetur në lidhje me impaktin që ka kjo rritje çmimesh në sektorin e turizmit në vend, Ozuni u shpreh se rrezikon që të krijohet imazhi që Shqipëria është një vend i shtrenjtë, ndryshe nga imazhi që ka vendi ynë momentalisht. Sipas tij, çmimet duhet të rriten pak dhe gradualisht dhe jo në mënyrë të menjëhershme.

"Automatikisht kjo mund të kthehet në bumerang sepse mund të arrijmë në pikë ku të krijohet imazhi që Shqipëria është një vend i shtrenjtë, ndryshe nga imazhi që kemi tani, që Shqipëria është një vend ku mund të bësh pushime me një çmim shumë herë më të lira se vendet e tjera të Rajonit. Duhet rritur shumë pak çmimi dhe gradualisht dhe jo ai bumi që ne jemi mësuar ta bëjmë në Shqipëri, që në gush i rrisim çmimet maksimlisht. Kjo e gjitha do të bëjë që nesër, kur n të dërgojmë ofertat nëpër Europë, at atë stepen dhe të mos e ofrojnë më për shitje tregun shqiptar, por të shohin një treg alternativ. Pra ne në vend që të merrnin krah nga situata dhe të përfitonim pak, ne po ndëshkojmë veten, ne duhet të  ecim përpara dhe jo të shkatërrojmë atë pak turizëm që po ngremë në këtë periudhë. Gjëja e fundit që duhet të bëjmë ne në këtë periudhë është rritja e çmimeve", u shpreh Ozuni.

Fatkeqësisht, rritja e çmimeve nuk reflektohet edhe në rritjen e standardeve të shërbimit në turizëm ku, sipas Ozunit, problemi më i madh është mungesa e burimeve njerëzore.

"Fatkeqësisht,  rritja e çmimeve nuk ka sjellë edhe rritjen standardit të shërbimit në turizëm, është një trend ku po investohet, por në ofrimin e shërbimit nuk ofrohet vetëm nga biznesi, pro në linjë me politikat qeveritare. Duhet kohë që të vihet re ky impakt, por kemi rritur standarde në akomodime dhe hotele, janë ndërtuar hotele më të mira, ka restorante që kanë kuzhinë më të larmishme, por ne kemi vuajtur te burimet njerëzore", theksoi ai.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 12/07/2021 16:49

    Shqiperia ende eshte destinacion “I varfer “ sa i perket turizmit - njehere per njehere ka ende turizem se konsiderohet vend ekzotik perndryshe larg eshte nje destinacioni te mirefillte - si pike e pare mungon kultura e pergjithshme e turizmit dhe hotelerise etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?