Shtrenjtohet gjithçka, nga prodhimi deri tek importi, eksperti për Report Tv: Çmimet e larta do vijojnë, abuzuesit po shtojnë barrën mbi konsumatorët

8 Qershor 2022, 21:13| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 21:32

  • Share

“Rritja e çmimit natyrisht ka trembur konsumatorët, dhe nuk kombinohet kërkesa dhe oferta, ndërhyrjet që po bëhen për të stabilizuar situatën janë të paefektshme”, thotë Rrapaj. 

Kostot e prodhimit nga janari në mars u rritën me 17% në raport me vitin e kaluar thotë INSTAT. Por për kreun e agrobiznesit abuzuesit po dëmtojnë zinxhirin e prodhimit.

“Vazhdojnë çmimet si një ndër treguesit kryesor që rregullojnë tregun, ta ç’organizojnë tregun. Çorganizimi i tregut sjell ndryshim të gjithë sistemit, të gjithë zinxhirit dhe prandaj vëmendja është përqendruar tek çmimi, por në fakt çmimi është pasojë e rritjes së kostove në mënyrë drastike. Fermerët po ç’rregullojnë sistemin e tyre të prodhimit duke vendosur çmime herë nën kosto, herë mbi kosto, por mbi kosto i vendosin më shumë abuzuesit. Në këtë periudhë abuzuesit kanë zënë një vend të rëndësishëm në rritjen e çmimit”, pohon ai.

Për shkak të kostove të rritura dhe të kushteve atmosferike, këtë viti nuk do ketë prodhim të bollshëm të drithërave.

“Kostot e rritura do të ulin rendimentin e prodhimit, por sasia e prodhimit varet shumë nga kushtet klimatike. Në disa produkte kemi prodhim të bollshëm, në disa të tjera nuk kemi. Bletaria pret sivjet një prodhim të kënaqshëm, ndërsa sa i takon drithërave prodhimi nuk është në nivelin që ne prisnim”, shprehet Rrapaj.

Ekspertët ashtu si institucionet e huaja nuk presin rënie të çmimeve.

“Më thoni një shkak që është eliminuar që t’ju them që do të ulen çmimet, përkundrazi shkaqet janë agravuar”, pohon kreu i Agrobiznesit.

Produktet që bizneset po blejnë jashtë vendit janë shtrenjtuar me 10% në tremujorin e parë, ku ndikimin më të madh e ka rritja e çmimeve të energjisë elektrike, e cila në raport me vjet është shtrenjtuar me 73.4%. Si pasojë e konfliktit të nisur në Ukrainë, dhe pasigurisë së shtuar çmimi i energjisë elektrike në bursën HUPX, luhateshin deri në 300 euro për megavat, nga 50-60 euro që ishin në vitin e kaluar. Vetëm në tremujorin e parë për tu furnizuar me energji elektrike vendi shpenzoi 128 milionë euro.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?