Shtridhla me mish keci
Përbërësit (për 1 person):
- 100 gr brumë për makarona
- 100 gr mish keci
- 1/2 qepë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kemi zierë mishin e kecit dhe më pas e vendosim të piqet në furrë.
Ndërkohë zemë brumin për shtridhlat, makarona të holla. Trazojmë miellin integral me vezë dhe pak kripë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të qëndrojë. Më pas e punojmë përsëri brumin dhe e presim në shirita të cilave u japim me duar formë sa më të hollë. I vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë. Ndërkohë kaurdisim në një tigan qepën e grirë imët, shtojmë pak lëng, vendosim mishin e pjekur dhe makaronat e ziera. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe i servirim të ngrohta.