Kronikë

Shtrohen rrugët e fshatrave në Divjakë, Braçe: Investimet nuk ishin për zgjedhje, turp kush pështyu punën për 50 mijë lekë

3 Maj 2021, 18:01| Përditesimi: 3 Maj 2021, 18:26

  • Share

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga punimet në rrugën e Çermave, ku shkruan se në këtë rrugë por edhe në të tjera si Grabian apo Bicukëz puna po vijon pa u ndaluar dhe se këto investime nuk janë bërë për efekt zgjedhjesh, siç akuzohet nga opozita.

Akuzat e opozitës se qeveria i nisi investimet vetëm për efekt zgjedhor, për Braçen janë sulme që vijën nga ‘partia e pisave dhe hajdutëve”.

Braçe ka edhe një mesazh për të gjithë ata që kanë shitur votën duke shkruar se ‘pështynë dhe hodhën poshtë punën e bërë nga qeveria për  50 mijë lekë.

“Rruga e Cermave, sepse nuk ishte “për zgjedhje”, puna vazhdon! As gënjyem kënd e as ja hodhëm kujt! Puna vazhdon deri në metrin e fundit! Edhe këtu, edhe në Bicukëz, edhe në Grabian, edhe në Dushk Can. Për turp kush paditi punën nga partia e pisave dhe hajduteve, por për turp edhe më shumë kush e pështyu punën për 50 mije lekë”, shkruan Braçe.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 03/05/2021 20:59

    Duhet te hapen vende pune mos na cani derrasat me rruget se na lodhet me keto

    Përgjigju
  • Populli: 03/05/2021 19:04

    Gjithë ajo Amerikë ka 2 parti,kurse ne 120 parti,sepse ndonjëri mërzitet me kryetarët e partive të mëdha,se nuk i plotësohet ndonjë dëshirë dhe menjëherë krijon një parti fantazmë vetëm me kryetarin.Prandaj ashtu siç janë krijuar me vendim gjykate,po ashtu të shkrihen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?