Shtrohet qilimi i blertë në stadiumin e Kukësit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që tashmë janë përmbyllur duke e bëtë stadiumin gati për të pritur tifozët.
“Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë” shkruan Rama.
Me përfundimin e punimeve, skuadra e Kukësit do të rikthehet të luajë në shtëpi. Pas shumë muajsh punimesh çdo gjë ka marrë formë në stadium, i cili është projektuar për një kapacitet prej 8 mijë tifozësh. Qeveria shqiptare ka dhënë 293 milionë lekë për përfundimin e stadiumit “Zeqir Ymeri”, Kukës, i cili u bë në bashkëpunimin me FSHF-në.
Po drita per te luajtur ndeshjet naten a ka?
Përgjigju