Shtyhen 26.8 mld lekë këste kredish! BSH: Përfituan më shumë bizneset pasi fituan likuiditet

13 Gusht 2020, 16:57| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 16:59

  • Share

Bizneset në sektorin e shërbimeve e turizmit, ato të industrisë dhe ndërtimit kanë qenë përfituesit kryesor të vendimit për shtyrjen e kredive.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë janë shtyrë rreth 23.3 miliardë lekë këste kredish sa i takon bizneseve, ku 40% i takon sektorit të turizmit i cili ka edhe rënien më të madhe të aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa individët kanë përfituar më pak. Vetëm 3.5 miliardë lekë janë këstet e kredive që janë shtyrë për bizneset, një vlerë që është sa 0.2% e shpenzimeve konsumatore gjatë një viti.

Ndërkohë ajo që vihet re në raportin e bankës është fakti që 50% e kësteve të shtyra janë kredi të marra në euro, 45.7% e kredive në lekë dhe 4.3% e kredisë ka qenë në dollar.

Vendimi për të shtyrë këstet e kredisë u miratua në mesin e muajit mars, dhe kishte vlefshmëri fillimisht deri më 31 maj të këtij viti. Më pas vendimi u shty edhe me tre muaj të tjerë dhe afati përfundon me 31 gusht 2020.

Këstet e kredisë që shtyhen nuk do të falen por do të paguhen në një kohë më të qetë. Që prej datës 17 mars individëve dhe bizneseve ju dha e drejta për të shtyrë në kohë pagesën e kësteve të kredive, mjafton të argumentonin kërkesën e tyre, pra se sa të prekur dhe si ishin prekur nga pandemia COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?