Bota
Top 24

Shtyhet data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Greqi

29 Maj 2019, 09:38| Përditesimi: 29 Maj 2019, 10:55

  • Share

Qeveria greke ka vendosur 7 korrikun, një javë më vonë se sa pritej, si data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kjo lëvizje e kryeministrit grek Alexis Tsipras vjen pas dështimit në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzannakopoulos tha të martën se vendimi është marrë për të mos prishur provimet e shkollave për  hyrjet  në universitet që do të mbahen më 30 qershor.

Tsipras njoftoi pas votimit të parlamentit Europian se ai do të kërkonte shpërbërjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale dhe komunale të Greqisë.

Kujtojmë se zgjedhjet për Parlamentin Europian nxorën fitues konservatorët e “Demokracisë së Re”, ndërsa “Syriza” humbi mjaft pikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?