Foto ilustruese

Shtyhen deri më 30 qershor 2022 gjobat për fiskalizimin, Ministrja e Ekonomisë: I japim kohë bizneseve që të përshtaten me procesin e ri

24 Dhjetor 2021, 20:23| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 21:19

  • Share

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se qeveria ka marrë vendimin që të mos ketë gjoba për bizneset e vogla për mos zbatimin e fiskalizimit deri në 30 qershor 2022. Afati për të mos vendosur gjoba përfundonte në 1 janar 2022.

Vendi u mor sot më Këshillin e Ministrave, ndë Ministrja bën me dije se nga zgjatja e afatit përfitojnë vetëm disa kategori: tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm; tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike.

Sipas Ibrahimaj kjo bëhet për t'i dhënë kohë bizneseve që të përshtatin dhe të familjarizohen me procesin e ri të fiskalizimit.

"Deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, për disa kategori tatimpaguesish: tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm; tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike; Qëllimi ynë është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtasin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit. Qasja jonë do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale", shkruan Ministrja.

Procesi i fiskalizmit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?