QKB

Shtyhet dorëzimi i bilanceve të bizneseve deri më 15 shtator, shkak sulmi kibernetik

2 Gusht 2022, 15:23| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 15:26

  • Share

Afati për dorëzimin e bilanceve të bizneseve do të shtyhet deri më 15 shtator 2022.

Kështu njoftoi të martën Qendra Kombëtare e Bizneset, ku theksoi se subjektet tregtare do të kenë kohë deri më 15 shtator që të depozitojnë pasqyrat financiare të vitit 2021.

“Duke u nisur nga problematikat e hasura nga subjektet tregtare ditet e fundit, per kryerjen me sukses te aplikimeve per depozitimin e pasqyrave finnanciare te vitit raportues 2021, njoftojme se, bazuar ne parashikimet e Kodit te Procedurave Administrative, afati i depozitimit te tyre shtyhet deri ne date 15.09.2022”, shkruan QKB.

Shtyrja e afatit të bilanceve, që u njoftua pak ditë më parë edhe nga Ministria e Financave, po bëhet për shkak të problemeve që kanë hasur subjektet në dorëzimin e tyre si pasojë e sulmit kibernetik që goditi shërbimet shtetërore duke bërë që portali e-Albania të mos funksionojë për disa ditë.

Afati fillestar ligjor për dorëzimin e tyre ishte 31 korriku.

Shtyrja në kohë e dorëzimit të bilanceve ishte edhe një kërkesë e kontabilistëve duke argumentuar se depozitimi i tyre edhe me një muaj nuk do të kishte efekte negative.

Bizneset që nuk dorëzojnë brenda afatit të ri bilancet e vitit 2021, do të gjobiten me 60 mijë lekë

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bami: 02/08/2022 20:55

    Shume bukur. I fshine pislliqet, shtyne afatet dhe zeruan qindra milione te tatimpaguesve vip.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?