GJKKO ka gjobitur me 20 mijë lekë Ardian Vishën dhe Arben Prengën, 2 avokatët e ish –gjyqtares Enkelejda Hoxha, seanca e së cilës është shtyrë sërish në Apelin e GJKKO për shkak të mungesës së mbrojtësve ligjorë. Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë. Ndërkohë që ajo ka përfunduar vuajtjen e dënimit.
Gjykata shoi masën edhe për Manuela Mallkuçin, ish-kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu shleu dënim. Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit. Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg. Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Ky i fundit u dënua me 4 vite burg.
Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në tetor të vitit të kaluar, GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar 1/3 ndaj i mbetën 2 vite burg.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve ishin edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.
Kjo ideja per te mbajtur pergjegjes njerezit e drejtesise qe mungojne ne seanca,eshte shume e mire,sidomos tani qe kane tkurur harten gjyqesore dhe kane mbyllur gjykata.Qytetarit te thjeshte nuk i leverdis harxhoje para kot per keta njerez te papergjegjshem.Per mendimin tim keta vec gjobes,duhet te paralajmerohen per pushim ne rast perseritjeje.
Përgjigju