Shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë, nuk i gjendet adresa ish- truprojës së Azem Hajdarit që mbeti i plagosur gjatë vrasjes

15 Janar 2021, 12:43| Përditesimi: 15 Janar 2021, 14:20

  • Share

TIRANË- Mos gjetja e adresës së Zenel Nezës, ish- truprojës së Azem Hajdarit, një prej dëshmitarëve kyç është bërë shkak për shtyrjen sërish të seancës ndaj Izet Haxhisë.

Seanca e radhës u la në 29 janar pasi në gjykatë nuk u paraqit as avokati që mbron të pandehurin Idajet Beqiri. Në këto kushte, gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për Haxhinë deri në datën 29 janar 2021.

Edhe seanca e kaluar ndaj Izet Haxhisë është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Idajet Beqiri.

Kujtojmë se pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari është duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë. 

Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkon të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha, për të hedhur dritë sipas tij me të vërteta të pa bëra publike më herët në lidhje me vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/01/2021 00:33

    Kerkoini Interpolit ta gjeje,ose pergjoini te afermit ne Shqiperi,per ndonje komunikim te mundshem mes tyre,ose gjykata le te deklaroje hapur qe do t'i siguroje jeten,si dhe do t'i vere gjobe per cdo dite mos paraqitje,dhe pasi keto deklarata te vene ne veshin e duhur,keni per te pare, qe ka per te dale dhe ne vrime te miut,po te jete futur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?