Pamje nga punimet në 'Camp Nou'

Shtyhet inaugurimi, Barcelona rikthehet me vonesë në 'Camp Nou-n' e ri

21 Nëntor, 16:07| Përditesimi: 21 Nëntor, 16:08

  • Share

Fundi i shkurtit 2025, ky është afati i ri që drejtuesit kanë vendosur për t'u rikthyer në stadiumin e ri "Camp Nou". Mitiku i katalanasve po i nënshtrohet një ndryshimi me themele dhe pritet të ketë një tjetër pamje, duke rivalizuar me Real Madridin për "Santiago Bernabeun" tanimë të rinovuar.

Skuadra e Hansi Flick do të mund të luajë përsëri në stadiumin e tyre duke filluar nga shkurti i vitit të ardhshëm. Sipas “El Pais”, katalanasit i kanë treguar UEFA-s se do të qëndrojnë në “Montjuic” deri në mes të shkurtit, përpara se të transferohen në impiantin e tyre historik, të rinovuar nga puna e nisur një vit e gjysmë më parë.

Gazeta spanjolle kujton se rregulloret e UEFA-s ndalojnë "ndërrimin e stadiumeve gjatë fazës fillestare të Champions League" dhe për këtë arsye, pas Brestit të martën e ardhshme, Barcelona do të duhet gjithashtu të presë Atalantën në stadiumin Olimpik më 29 janar. Megjithatë, kushtëzimi është i detyrueshëm duke qenë se punimet, sipas burimeve të ndryshme, po pësojnë disa vonesa dhe mund të zgjasin pak më shumë.

Nëse më parë ishte dhënë afati i mesit të dhjetorit 2024 për rikthimin në stadiumin e ri, tanimë gjithçka shtyhet me dy muaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?