Shtyhet mbërritja në SPAK e dosjes së Henri Çilit, prokurori i Përmetit bën lëvizjen e radhës

5 Mars 2020, 19:05| Përditesimi: 5 Mars 2020, 19:06

  • Share

TIRANË - Shtyhet mbërritja në SPAK e dosjes "Mezhgorani" për të cilën është në hetim në gjendje të lirë edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili. Prokurori i Përmetit, Asllan Bajramaj, i cili të dielën kërkoi arrest me burg ndaj Çilit, e ka apeluar vendimin e gjyqtarit të Përmetit Dritan Hasanaj që vendosi 'detyrim paraqitje'.

Kjo do të thotë se derisa të shqyrtohet dhe rivlerësohet nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, kjo dosje nuk do të jetë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Me kërkesën e depozituar në Apel prokurori kërkon rikthimin në qeli të Henri Çilit.

Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ka 15 ditë kohë për të shqyrtuar këtë kërkesë të prokurorit. 72 orë pas arrestimit në flagrancë të Henri Çilit, gjykata vendosi lirimin e këtij të fundit me kusht, si dhe shpalli moskompetencën lëndore për çështjen duke ia kaluar GJKKO-së.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?