Foto ilustruese

Sociale

Shtyhet me 1 muaj afati i aplikimeve për stacionet e plazhit, ndërsa kontrata e qirasë duhet të lidhet deri në 31 maj 2025! Kategoritë dhe hapat

12 Mars, 16:51| Përditesimi: 12 Mars, 17:10

  • Share

Tiranë- Subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit, kanë afat deri më 31 maj 2025 për të aplikuar për të lidhur kontratën e qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit.

Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”, që janë dy ose më shumë apartamente në të njëjtën vendndodhje dhe menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik, që kanë jo më pak se 5 dhoma.

Në vendimin e qeverisë thuhet se faza e dytë e aplikimit të subjektit, për stacion plazhi do të jetë brenda datës 30 prill, nga 30 marsi që ka qenë caktuar në rregullore, pra është shtyrë me një muaj. Faza e parë është ajo e aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit, ndërsa në të dytën saktësohet aplikimi, gjenerohet mandati i pagesës dhe caktohet plan-vendosja përkatëse të stacionit të plazhit.

Aplikimet bëhen online në e-Albania, ndërsa kontrata për dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë stacion plazhi bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe nënshkruhet me afat nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vjet, sipas vendimmarrjes të Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik.

Periudha, brenda të cilës ushtrohet veprimtaria e stacionit të plazhit, është nga 1 maj deri më 15 nëntor të çdo viti.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?