GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe 3 pjesëtarët e grupit kriminal/ Breçani: Në burg jam prej djalit, e kam këshilluar të mos merret me punë të paligjshme

23 Nëntor 2023, 10:13| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 15:54

  • Share

Ndryshe nga çfarë del në pergjimet e bisedave me të birin, ku Erzen Breçani, dyshohet se ka dijeni për aktivitetin e drogës, para gjykatës së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar criminal, thotë se nëse ndodhet në burg është për shkak të djalit të tij, Eralbi, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani duke përmendur edhe aksionet policore dhe personazhet që ka arrestuar.

Eshtë e vertetë që Brecani kishte krijuar profilin e një polici të guximshëm që nga koha e RENEa-s. Dikur ishte në krye të aksioneve për kapejn e Zani Çaushit, Gazment Brrakës, arrestoi Nehat Kullën, shoqëroi Emiljano Shullazin. Por përgjimet e SKY zbuluan një anë tjetër të Erzen Breçanit. Në to del miqësia me të rrezikshmin Bujar Ajeti apo Nuredin Dumani. Për këtë njerëz, ai sipas dosjes  nxirrte informacione policore. Në këmbim pranonte edhe dhurata si telefoni me SKY që dikur kishte përdorur Dumani. Përgjimet zbuluan, se Breçani disa herë i kërkonte të biri të kishte kujdes dhe të tërhiqej nga puna që bënte, por ashtu edhe kërkonte paratë

I biri mes të tjerash gjatë bisedave më grupin, thotë “Plaku mka thën para dy javësh. Kanë ardh dosje në Shqipëri për disa persona dhe shqiptar nga vendet latine Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona. Dhe vetëm për kto sky prz”

Ervin Mata është njohur kunati i të birit, por për Erzen Breçanin, Mata është edhe një i infiltruar i policisë në grupet kriminale.

"Mos fol gja në sy të tij pune droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e pare, I thotë ai të birit …”- shprehet Breçani në përgjimet e prokurorisë. 

SPAK e akuzon Breçanin për pastrim parash dhe  djalin e tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge. Në përfundim të seancës gjykata la në fuqi masat e sigurisë, arrest me burg për Breçanin, ashtu sikurse edhe për 3 të arrestuarit e tjere; shefin e Krimeve në komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, Bujar Ajetin e Besmir Muratin. Kujtojmë se SPAK lëshoi të hënën (20 nëntor) 11 urdhërarreste, ndaj grupit që akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës, pastrim parash e sigurim kushtesh për vrasje. Aktualisht në kërkim janë Ervin Mata, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani.

Ora 12:57
Dosja e SPAK për grup të strukturuar kriminal/ GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe 3 të arrestuarit e tjerë

1700555874_finalprojekt.00095224.Still084.jpg

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 prej të arrestuarve si pjesëtarë të një grupi kriminal. Mbeten në burg Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët akuzohen nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge dhe plane vrasjesh.

Ora 12:44
Erzen Breçani në gjyq: Nëse jam në burg, përfundova prej djalit! E kam këshilluar të mos merrej me gjëra të paligjshme

1700507603_Screenshot2.jpg

Erzen Breçani në seancën në GJKKO ka thënë se nëse është në burg, ka përfunduar prej djalit. Para trupës gjykuese ia ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën ën rrezik.

Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik.

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?