TIRANË- Pyetjes se sa banorë ka Shqipëria, do t'i jepet përgjigje me 28 qershor 2024. Ishte parashikuar që Censi i Popullsisë dhe Banesave që u zhvillua vjet, të publikohej në 19 qershor, ndërsa data e re u bë publike nga drejtoresha e INSTAT Elsa Dhula në Komisionin e Ekonomisë.
“INSTAT do t’i bëj publike rezultatet kryesore të cens të popullsisë dhe banesave në qershor 2024, dhe të dhënat e detajuara do të publike në tetor të vitit 2024”, tha Elsa Dhuli.
Por për opozitën kjo vonesë në publikimin e të dhënave bëhet për të fshehur rënien e popullsisë, madje nuk munguan as akuzat për falsifikim të të dhënave.
“Pse është shtyrë Cens-i, ka pretendime që numri i shqiptarëve është nën 1.7 mln banor, dhe kjo është arsyeja pse është shtyrë censi? Cens-in këtë herë e keni bërë online dhe të dhënat duhet të dilnin në një kohë rekord, edhe KE ju ka kërkuar të publikoni të dhënat në kohë. Ju nuk e zbatuat dhe vazhdoni ta shtyni publikimin e të dhënave. Më kanë ardhur anketues dy herë në shtëpinë time, dhe më thanë që ju kanë dalë të dhënat e ulëta dhe po bëjnë ri-regjistrim”, tha Spaho.
Një tjetër shqetësim i ngritur në komision ishin edhe statistikat mbi turizmin ku drejtoresha e INSTAT, tha se po punohet për 6 anketa dhe vrojtime mbi sektorin. Ndërkohë brenda vitit INSTAT do të nisë censi për bujqësinë, i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.