Shtyhet me një orë muzika në lokale, Kreu i Operatorëve Turistikë në Durrës për Report Tv: Një gjë e mirë, turistë nga e gjithë bota, izraelitë dhe zviceranë

20 Korrik 2021, 19:30| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 18:00

  • Share

Kreu i Operatorëve Turistikë në Durrës, Eduart Xhepa në një intervistë për Report Tv tregoi se sezoni turistikë po shkon shumë mirë dhe po frekuentohet nga qindra turistë, kryesisht zviceranë dhe izraelitë.

“Sezoni turistik në Durrës po shkon shumë mirë, ka një fluks turistësh të huaj dhe vendas. Të gjitha strukturat akomoduese të Durrësit janë të plotësuar me një numër të konsiderueshëm turistësh, dhe ka një frekuentim të mirë, shërbimi po shkon shumë mirë, të gjitha strukturat turistike janë në standardin e duhur për të dhënë një shembim sa më të kualifikuar. Turistët vijnë nga e gjitha bota, por ajo çka bie në sy këtë vit është frekuentimi i zviceranëve dhe izraelitëve.”, tha ai.

Ai u shprehet se numri i turistëve që po frekuentojnë Durrësin këtë verë i ka kaluar pritshëmritë e tyre, duke theksuar se më tepër prenotimet janë spontane. Ai shtoi se numri i prenotimeve afatgjate është reduktuar për shkak të ndryshimeve të shpejta në protokollin e masave anti-COVID.

“Në këtë sezon kishim një pritshmëri të mirë, dhe ka dalë sipas parashikimeve tona. Prenotimet janë goxha të mira por janë spontane, ditore dhe javore. Nuk ka rezervime të grupeve të mëdha që bëhen në mënyrë afatgjatë për shkak të ndryshimeve të shpeshta të kushteve të protokollit të pandemisë.”, shtoi ai.

Shtyrje me një orë të muzikës live, ora policore deri në orën 24 si do të ndikojë dhe protesta Vlorë Shëngjin

I pyetur lidhur me shtyrjen me një orë të muzikës live, Xhepa tha se kjo është një gjë pozitive.

“Të gjithë operatorët turistikë, dhe protesta ka të drejtë sezoni turistike është i lidhur me muzikën. Ajo çka është e rëndësishme është të bëhet dallimit mes llojeve të muzikës, sepse kemi muzikën në sfonde, muzikë të bërë në një subjekt turistik të kufizuar dhe të izoluar, kemi dhe muzikën e hapur prandaj shtyrja e këtij orari deri në 11 për muzikës është një gjë e mirë. Ajo çka është e rëndësishme për ne si operatorë turistikë, është që asnjë strukturë turistike akomoduese nuk duhet të shqetësohet nga muzika në nivelet shumë të larta, pasi kryesisht Durrësi ka një lloji turizmi elitar, familjar që kërkojnë qetësi dhe relaks dhe nuk duhet kjo të ndikojë te pushuesit dhe banorët. Ndarja e llojeve të muzikës dhe zbatimi i policisë me korrektesë është i rëndësishëm. “, tha Kreu i Operatorëve Turistikë në Durrës.

Për sa i përket zbatimit të masave anti-COVID, Xhepa theksoi se të gjithë hotelet në Durrës e kanë bërë pjesë të rutinës së tyre tashëm dhe kujdesi është maksimal.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?