Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta

26 Korrik, 10:02| Përditesimi: 26 Korrik, 15:29

  • Share

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për herë të parë ishte në sallën e gjyqit për dosjen e sterilizimit. I ndodhur në qeli për hetimet që po kryehen për fondet e SASPAC, Ilir Beqaja tha se aktet e sjella për gjykim në çështjen e sterilizimit përmbajnë të pavërteta. Ish- ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund të kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit. Kjo mungesë e pajustifikuar e një avokati, u bë shkak i pezullimit të afteve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit dhe kjo është hera e katërët që seanca për çështjen ‘Sterilizimi’ shtyhet në 12 shtator.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up. Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Dy ditë më parë agjentët e BKH-së zbarkuan në Vlorë duke shpërthyer derën e apartamentit 160 metër katro të Beqaj në Lungomare për të kryer kontroll. Avokati i Beqajt, pretendon se apartament nuk është pronë e ish-ministrit, por burimet bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në sendet e Beqajt janë gjetur foto të apartamentit me të njëjtin arredim si ai që iu ushtrua kontrolli. Në shtëpinë në Vlorë nuk u gjetën sende të dyshimta përveç disa shisheve me verë.

Të pandehurit
1-Ilir Beqaj, “Shpërdorimi detyre”, (detyrim paraqitjeje)
2-Klodian Rjepaj, i akuzuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” (arrest me burg)
3-Ilir Rrapaj, i akuzuar për “Mashtrim” (arrest me burg)
4-Marsela Serjani, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
5-Saimir Kadiu, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
6-Petref Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
7- Arben Gjata, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)
8-Genc Burazeri, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje) 
9- Naile Ajazi, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?