Seanca në GJKKO për masakrën e Gërdecit është shtyrë për në datën 18 qershor.
Gazetarja Keti Banushi raporton se shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.
Gjyqi për Mediun, i cili vijon që prej prillit 2023, ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjektin ushtarak-kuadër komandues.
Komente

Bllokoini pashaporten! Cfare po prisni,apo kur te dale vendimi t'ju lere pendet si Llalla e Ahmetaj?!
PërgjigjuTalluani talluni me gjakun e viktimave. Minimalisht ndyresires Mediu i duhej bllokuar pasaporta gjate procesit. Kjo qe po ndodh eshte mizori e qellimte.
PërgjigjuKy vrasës i ndyrë vrau 26 njerëz të pa fajshëm hodhi në erë një fshat të tërë dhe tall bythën me SPAK që nuk janë të zot ta dënojnë sepse i ka kompromentuar me milionat e armëve të shitura.
Përgjigju