Nasim Haradinaj

Shtyhet paraqitja e Nasim Haradinajt përpara gjykatës speciale të Hagës

15 Dhjetor 2020, 11:46| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 11:50

  • Share

Përmes një njoftimi nga dhoma e specializuar e Kosovës, bëhet me dije se paraqitja e Nasim Haradinajt përpara gjykatës speciale të Hagës do të shtyhet për në datën 18 dhjetor në orën 14:00.

Gjykata Speciale dje ka njoftuar se është konfirmuar aktakuza ndaj krerëve të OVL të UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Me të konfirmuar aktakuzën, Nasim Haradinaj ishte paraparë që të paraqitet para Speciales sot në orë 15:00. Por, në kalenderin e Dhomave të Specializuara nuk parashihet që sot të mbahet kjo seancë.

“Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Nasim Haradinaj akuzohet për krime lufte dhe është arrestuar nga EULEX-i  me urdhër të gjykatës speciale në 25 shtator.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?