SPAK

Kronikë

Shtyhet për në 14 maj shqyrtimi i ankimit të SPAK për çështjen Xhaçka–Gaçi, shkak mungesa e kallëzuesit Fredi Beleri

8 Maj, 15:48| Përditesimi: 8 Maj, 15:55

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 14 maj seancën mbi shqyrtimin e ankimit  të SPAK mbi vendimin e gjyqtares Flora Hajredinaj që urdhëronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe pastrim parash.

Shkak u bë sipas gjykatës mungesa e kallëzuesit Fredi Beleri.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Belerit i kishin nisur një shkresë Apelit të Posaçëm në përgjigje të njoftimit për gjyqin, me pretendimin se është shkelur procedura me zhvillimin e gjykimit me seancë gjyqësore dhe jo në Dhomë Këshillimi.

Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes socialiste Olta Xhaçka.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?