Foto ilustruese

Ekonomi

Shtyhet për në 2026-ën Censi i bujqësisë! Ende nuk është përfunduar projektligji për të nisur procesi

18 Shkurt, 18:08| Përditesimi: 18 Shkurt, 20:42

  • Share

Shtyhet për të disatën herë censi i bujqësisë në vend. Këtë të martë në komisionin e Ekonomisë, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli u shpreh se është drejt përfundimit projektligji i vendit dhe më pas do të vijojë censi i bujqësisë. Praktikisht ky proces nuk do të realizohet këtë vit por në 2026-ën.

Në kuadër të përgatitjeve për Censin e Bujqësisë, jemi në proces të miratimit të projektligjit. Po rishikohet strategjia e organizimit të këtij Censi, planit të aktiviteteve dhe buxhetit. Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet, pemëtarinë si dhe të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.

Po finalizohet korniza metodologjike në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural, duke marrë në konsideratë jo vetëm burimet administrative, por edhe rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave të realizuar në 2023. Ngritja e sistemit të teknologjisë së informacionit për mbledhjen, monitorimin dhe analizën e të dhënave, në bashkëpunim me Komisionin Europian, FAO”, tha Elsa Dhuli, drejtuesja e INSTAT.

Censi i bujqësisë ishte parashikuar për t'u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit. Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligji arrin të miratohet këtë vit.

Censi i bujqësisë është një vrojtim statistikor që mundëson të dhëna mbi strukturën e fermave bujqësore. Censi siguron informacion për të gjitha njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga bimët e arave, frutikulturën, vreshtarinë si dhe të blegtorinë sipas llojeve; gjedhë, të leshta dhe të dhirta, derra, njëthundrakë dhe shpendë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?