Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censusit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm. Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme, në rastin konkret tabletat për grumbullimin e informacionit në terren, INSTAT njofton se është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti.
Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat).
Procesi i Censit është regjistrimi i popullsisë dhe banesave në vend, dhe përpos faktit që përditësohen të dhënat statistikore, është i rëndësishëm edhe për hartimin e strategjive socio-ekonomike dhe planeve për zhvillim të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
Censi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por fillimisht u shty prej situatës së krijuar nga pandemia, dhe një tjetër shtyrje u bë për në vitin 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa tashmë është shtyrë për vitin 2023. Censi parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro, dhe risi është përdorimi i pajisjeve elektronike në mbledhjen e informacionit.
Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.
Republike banabesh. Shkarkojeni urgjentisht drejtorin e Instat.
Përgjigju