Rruga e Arbrit nuk do të jetë plotësisht e aksesueshme as në vitin që vjen. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shtyrë përsëri afatin për ndërtimin e tunelit të Murrizit, i cili duhej të ishte dorëzuar që në shtator të këtij viti. Sipas Ministrisë shkak për këtë shtyrje është bërë kompleksiteti i punimeve, për këtë arsye pritet që tuneli të dorëzohet në vitin 2025.
Ndërtimi i tunelit duhet të ishte mbyllur në prill të vitit 2022, por u shty me 17 muaj për tu dorëzuar në shtator të vitit 2023, me të njëjtin argument, vështirësia në hapjen e tij për shkak të gjeologjisë së terrenit.
Për vitin që vjen për koncesionin e Rrugës së Arbit janë parashikuar pagesa në vlerën 3.5 miliardë lekë. Në total vlera e këtij investimi është 40.3 miliardë lekë.
Ndërkohë që prej nisjes së punës në vitin 2019, pagesat për këtë kontratë koncesionare përllogariten në rreth 15.7 miliardë lekë.
PAGESAT PËR KONCESIONIN E RRUGËS SË ARBRIT
Viti 2019 3,910,860 mijë lekë
Viti 2020 2,691,055 mijë lekë
Viti 2021 3,392,727 mijë lekë
Viti 2022 2,940,000 mijë lekë
Viti 2023 2,844,000 mijë lekë
dmth mire qe nuk mbaron ne 2023 por shtyhet jo me nje vit ,por me dy .....legjenda ...
Përgjigju