Kronikë

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës

21 Shkurt, 10:31| Përditesimi: 21 Shkurt, 10:36

  • Share

TIRANË - Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Jetmir Llapaj.

Në seancën e sotme, nga të pandehurit ishte i pranishëm vetëm Bledar Karoli.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës më 13 dhjetor 2024 ndërsa në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar.

Në këtë çështje, të pandehur janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, si dhe disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Në lidhje me Jetmir Llapajn, ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe përfshirje në procedura të dyshimta lidhur me regjistrimin e kompanive të inceneratorëve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?